• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shefi i Konferencës së Sigurisë në Mynih e mohon se ka përfituar nga ngjarja

Shefi i Konferencës së Sigurisë në Mynih e mohon se ka përfituar nga ngjarja
Mynih, 18 shkurt 2022 (MIA) - Konferenca e Sigurisë në Mynih, tubim i madh i liderëve globalë për politikë mbrojtëse, ishte hapur sot edhe krahas zërave se drejtori i saj në largim, diplomati gjerman Vollfang Ishinger, e ka shfrytëzuar ngjarjen për përfitime financiare. Ishinger i hodhi poshtë akuzat e tilla, fillimisht të publikuara nga revista "Shpigel". "Shpigel" dje publikoi se firma konsultuese e Ishinger, bashkëthemelues i së cilës është që nga viti 2015, ka shitur takime me persona zyrtarë dhe kontakte për të pranishmit në nivel të lartë në konferencë në margjinat e ngjarjes. Media theksoi se Ishinger ka vendosur 30 për qind të aksioneve të tij në firmë në trust, por megjithatë ka të ardhura nga aktivitetet e saj. Piter Konze nga antikorrupsioni Transparenci Interneshënëll deklaroi për gazetën ditore Tagesshpigel se edhe pse aktivitetet e Ishsingerit janë legale, ata "ngritin çështje dhe mund të ndikojnë në imazhin e ngjarjes". Ishinger (75), ish-amabasador gjerman në SHBA dhe Britani të Madhe, e udhëheq Forumin e Sigurisë në Mynih që nga viti 2008. Ai sot për servisin publik Bajerishe Rundfunk deklaroi se raporti i Shpigel është "plotësisht i çuditshëm", duke theksuar se ai "personalisht asnjëherë nuk ka përfituar" nga Konferenca e Sigurisë në Mynih. "Udhëheqja e konferencës u shndërrua në 'punë absolute me kohë të plotë të punës", theksoi Ishinger i cili thotë se ka marrë para për shpenzime, por nuk ka marrë pagë. Ai shtoi se konferenca është ngjarje private pjesërisht e financuar me donacione dhe në këtë mënyrë ka kërkuar sponsorë. Në këmbim, sponsorëve iu ishte mundësuar "rrjetëzim" të ngjarjes me mysafirë të shquar. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR