• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shefi i KB-së paralajmëron në "sëmundjen" klimatike të ngjarjes më të madhe ndonjëherë KOP28

Shefi i KB-së paralajmëron në

Dubai, 1 dhjetor 2023 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot në konferencën klimatike KOP28 u bëri thirrje liderëve globalë që të kurojnë “sëmundjen” që ndryshimet klimatike ia kanë shkaktuar planetit.

"Akulli polar dhe akullnajat po zhduken para syve tanë duke shkaktuar kaos nëpër mbarë botën: nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet deri te rritja e deteve", u tha Guteresh delegatëve në samitin vjetor të klimës së KB-së.

"Por ky është vetëm një simptomë i sëmundjes që po gjunjëzon klimën tonë - një sëmundje që vetëm ju, liderët globalë mund ta shëroni, shtoi ai.

Gutereshi paralajmëroi se ngrohja globale "po shkatërron buxhetet, po rrit çmimet e ushqimeve, po prish tregjet energjetike dhe po ushqen krizën me kostot e jetesës".

Në samit marrin pjesë presidentë, kryeministra, ekspertë, aktivistë dhe lobistë të lëndëve djegëse fosile.

Sipas KB-së, bisedimet rreth klimës KOP28 organizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe janë më të mëdhatë ndonjëherë me rreth 97.000 pjesëmarrës të regjistruar.

Kjo e bën konferencën në Dubai thuajse dyfish më të madh se vitin e kaluar në Egjipt e cila ishte nikoqir i rreth 50.000 pjesëmarrësve, transmeton DPA.

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR