• e hënë, 28 tetor 2024

Shefi i KB-së i shokuar nga niveli i vdekshmërisë në pjesën veriore të Gazës

Shefi i KB-së i shokuar nga niveli i vdekshmërisë në pjesën veriore të Gazës

Nju-Jork, 27 tetor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh deklaroi se është i shokuar nga niveli i vdekshmërisë në pjesën veriore të Gazës, deklaroi zëdhënësi i tij, Stefan Dizharik.

Me këtë rast, ai mendon në "civilët e robëruar nën rënojat, të sëmurët dhe të plagosurit, të cilët janë pa mbrojtje shëndetësore, e cila ua shpëton jetët dhe familjet pa ushqim dhe strehim".

"Autoritetet izraelite ende nuk lejojnë dërgesë të materialeve themelore humanitare, me disa përjashtime", tha zëdhënësi i Gutereshit.

Izraeli përgënjeshtron se e pengon dërgesën e ndihmës humanitare në Gazë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR