• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shefi i KB-së e paralajmëroi Netanjahun se bllokimi i agjencisë palestineze për refugjatë do të ishte "katastrofë"

Shefi i KB-së e paralajmëroi Netanjahun se bllokimi i agjencisë palestineze për refugjatë do të ishte

Nju – Jork, 8 tetor 2024 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh deklaroi sot se i ka dërguar letër kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në të cilën e paralajmëron se draft-ligji izraelit për parandalimin e Agjencisë për Ndihmë dhe Punë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) të veprojë në territorin e okupuar palestinez do të ishte "katastrofë". 

"Masa e tillë do t’i komplikojë përpjekjet për zbutjen e vuajtjeve njerëzore dhe tensioneve në Rripin e Gazës, edhe përgjatë territorit të okupuar palestinez. Kjo do të shtonte edhe një katastrofë në situatën që mund të përshkruhet vetëm si katastrofë absolute", deklaroi Guteresh. 

Në korrik, Kneseti miratoi paraprakisht draft-ligjin me të cilin Agjencia e Ndihmës dhe Punës së KB-së për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt shpallet organizatë terroriste dhe propozonte ndërprerjen e lidhjeve me të. Udhëheqësit izraelitë akuzojnë agjencinë e KB-së për bashkëpunim me militantët e grupit të armatosur palestinez "Hamas" në Gazë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR