• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefi i KB-së: Bota po humb njerëzimin e vet

Shefi i KB-së: Bota po humb njerëzimin e vet

Nju-Jork, 20 tetor 2023 (MIA) - Lindja e Afërt është në prag të humnerës, si rezultat të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, ka deklaruar për Bi-Bi-Si-në komisioneri i lartë i KB-së për refugjatë në Lindjen e Afërt, Filip Lazarini.

"Bota po humb njerëzimin e vet", ka vlerësuar Lazarini, duke paralajmëruar se dhuna mund të zgjerohet në rajon.

Lazarini paralajmëroi për situatën e tmerrshme të civilëve në Gazë, duke bërë thirrje përsëri për korridore të ndihmës humanitare. Duke folur në Jerusalem, Lazarini dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, duke e quajtur masakër të tmerrshme dhe barbare, që krijoi një traumë kombëtare, kolektive në Izrael.

Mirëpo, tha ai, kjo ngjarje nuk e justifikon udhëheqjen e luftës pa asnjë kufizim.

"Dhe nuk besoj se vrasja e më shumë civilëve është në interes për një të ardhme të sigurtë dhe paqe këtu në rajon", potencoi komisioneri i lartë. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR