• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefi i Hamasit arriti në Egjipt për të biseduar për armëpushimin

Shefi i Hamasit arriti në Egjipt për të biseduar për armëpushimin

Kajro, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Lideri i Hamasit, Ismail Hanije sot ka mbërritur në Kajro në bisedime për gjendjen në Gazë, njoftoi lëvizja islamike palestineze në një kohë kur sinjalet vijnë nga Hamasi dhe Izraeli në mbështetje të një armëpushimi të ri në luftë.

"Hanije ka mbërritur në kryeqytetin e Egjiptit për bisedime me autoritetet egjiptiane mbi zhvillimin e situatës në lidhje me agresionin sionist në Rripin e Gazës dhe për shumë çështje të tjera”, thuhet në deklaratën e Hamasit. 

Një burim i Hamasit deklaroi dje se lideri i lëvizjes do të udhëtonte në Egjipt për t'u takuar me shefin e inteligjencës së vendit, Abas Kamel, për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe një shkëmbim të burgosurish me Izraelin.

Presidenti izraelit Isak Hercog dje para një grupi ambasadorësh nga 80 vende deklaroi se Izraeli është i gatshëm për pauzë të dytë në konfliktin me Hamasin në këmbim të lirimit të më shumë pengjeve nga Rripi i Gazës.

Gjatë armëpushimit njëjavor në fund të nëntorit u liruan 105 pengje në këmbim të lirimit të 240 grave dhe të miturve palestineze nga burgjet izraelite, raportojnë mediat izraelite.

Para se të arrijë në Kajro, Hanije u takua me ministrin e jashtëm iranian, Hosein Amir-Abdollahian në kryeqytetin e Katarit, Doha. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR