• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shefi i FSS-së ruse: Përveç të arrestuarve ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë në sulm, pas tyre qëndrojnë SHBA-ja, Britania e Madhe, Ukraina

Shefi i FSS-së ruse: Përveç të arrestuarve ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë në sulm, pas tyre qëndrojnë SHBA-ja, Britania e Madhe, Ukraina

Moskë, 26 mars 2024 (MIA) - Shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë ruse (FSS), Aleksandar Bortnikov, sot njoftoi se, përveç njëmbëdhjetë personave të arrestuar të dyshuar për përfshirje të drejtpërdrejtë dhe bashkëpjesëmarrje në sulmin në rajonin e Moskës më 22 mars, ka edhe të tjerë të përfshirë, numri i të cilëve do të vazhdojë të rritet, njoftuan mediat britanike, duke cituar agjenci ruse të lajmeve. 

Sipas të dhënave të fundit, të paktën 139 persona janë vrarë në sulmin e së premtes mbrëma në sallën e koncerteve "Krokus Siti Holl" në qytetin rus Krasnogorsk në rajonin e Moskës.

Sipas drejtorit të FSS-së pas sulmit gjatë koncertit të grupit rus "Piknik" qëndrojnë SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Ukraina, transmetojnë mediat ruse. Ukraina i hodhi poshtë akuzat e Rusisë për bashkëpjesëmarrje në sulm, për të cilin përgjegjësinë e mori grupi xhihadist "Shteti islamik" qush të premten mbrëma. 

"Vlerësojmë se është ashtu, u përgjigj drejtori i FSS-së, i cituar nga mediat ruse, në pyetjen e gazetarëve nëse SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Ukraina qëndrojnë pas sulmit në Krasnogorsk.

Pas mledhjes së vazhduar të Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë, Bortnikov shtoi se "mbetet kërcënimi nga aktet terroriste në territorin e Rusisë".

Ai përkujtoi se FSS më parë parandaloi akte terroriste të Drejtorisë Kryesore Ukrainase të Inteligjencës (GRU) dhe Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SSU) në territorin e rajoneve ruse të cilat kufizohen me Ukrainën, si dhe në vende të tjera. 

Në pyetjen e gazetarëve nëse SSU ukrainase duhet të njihet si "organizatë terroriste", Bortnikov u përgjigj: "Kuptohet, kjo duhet të bëhet. Mendoj se ka arsye për këtë. Jo vetëm të pranohet, por edhe të merret vendimi adekuat". 

"Ata të cilët kryejnë krime kundër Rusisë dhe qytetarëve rusë janë caku ynë legjitim", tha Bortnikov. fc/

Fotografia:EPA

QËNDRONI TË LIDHUR