• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefi i diplomacisë ukrainase Kuleba nuk do të marrë pjesë në takimin ministror të OSBE-së në Shkup

Shefi i diplomacisë ukrainase Kuleba nuk do të marrë pjesë në takimin ministror të OSBE-së në Shkup

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme Dmitro Kuleba nuk do të marrë pjesë në Takimin ministror të OSBE-së në Shkup, ndërsa Ukraina në forum do të përfaqësohet nga delegacioni i MPJ-së së tyre, konfirmuan për MIA-n nga Ambasada ukrainase në Shkup.

Në pyetjen e MIA-s drejtuar Ambasadës na referuan në postimin e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, i cili thekson se Kievi i vlerëson lartë përpjekjet e Maqedonisë së Veriut si shtet kryesues me OSBE-në në vitin 2023 dhe personalisht të ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani, të cilët treguan profesionalizëm të lartë dhe përkushtim të palëkundur në mbrojtjen e parimeve dhe obligimeve të OSBE-së dhe që i dhanë prioritet çështjes së kundërshtimit të agresionit rus kundër Ukrainës gjatë kryesimit të tij.

"Federata Ruse po shkatërron vazhdimisht OSBE-në, duke e keqpërdorur rregullin e konsensusit. Duke iu drejtuar shantazheve dhe kërcënimeve të hapura, Rusia sistematikisht e bllokoi konsensusin për çështjet kyçe. Bllokimi i kandidaturës së Estonisë për kryesimin me OSBE-në në vitin 2024, gjtihashtu u bë opsionale. Përveç kësaj, Rusia në mënyrë joligjore arrestoi tre ukrainas-përfaqësues të OSBE-së, të cilët janë në burg më shumë se 500 ditë. Rusia krijoi krizë ekzistenciale në OSBE dhe e shndërroi organizatën në peng të tekave dhe agresionit të saj", thekson Nikolenko, në një postim në Fejsbuk.

Sipas tij, në kushte të tilla, prania e delegacionit rus në Takimin ministror në nivel ministror për herë të parë nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë vetëm se do ta përkeqësojë krizën në të cilën Rusia e solli OSBE-në.

"Së bashku duhet të punojmë për të shpëtuar OSBE-në nga Rusia, por jo duke dërguar sinjale për mundësinë e kthimit në format e bashkëpunimit që ekzistonin deri në shkurt të vitit 2022, te shteti që kreu agresionin më të madh të armatosur në Evropë që nga fundi i Lufta e Dytë Botërore dhe dhunoi brutalisht të gjitha parimet e Aktit Final të Helsinkit. Nisur nga kjo, delegacioni i Ukrainës nuk do të marrë pjesë në Takimin Ministror të OSBE-së në nivel të ministrit të Punëve të Jashtme. Në të njëjtën kohë, Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të OSBE-së, e gatshme për të vazhduar punën me partnerët për të rivendosur përputhjen me Aktin Final të Helsinkit, në veçanti zbatimin e Formulës së Paqes të Presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski, thekson zëdhënësi i MPJ-së së Ukrainës. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR