• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefi i diplomacisë turke Hakan Fidan kritikoi ashpër SHBA-të për shkak të mbështetjes së Izraelit në krizën në Gazë

Shefi i diplomacisë turke Hakan Fidan kritikoi ashpër SHBA-të për shkak të mbështetjes së Izraelit në krizën në Gazë

Ankara, 28 maj 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, sot deklaroi se "po të mos ishte mbështetja e pakusht për Izraelin nga disa vende të perëndimit, veçanërisht të SHBA-së, nuk do të ishte e mundur të fillohet ose të vazhdojë gjenocidi që po e kryen Izraeli në rajon", njofton Si-En-En - Turk. 

Fidani, i cili foli në Ankara në konferencën e përbashkët për mediat me ministrin e Punëve të Jashtme të Kamboxhas, theksoi se "Izraeli vazhdimisht po i kryen aktivitetet më mizore dhe çnjerëzore të mundshme”.

 "Sinqerisht besoj se ky gjenocid nuk do të kalojë pa u ndëshkuar", tha ministri turk i Punëve të Jashtme. 

 "Edhe pse komuniteti ndërkombëtar ka qenë i ngadalshëm në njohjen e shtetit palestinez, tani ka një atmosferë më pozitive", theksoi Fidan, duke cituar agjencinë Anadollia. qa

Foto: Arkvi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR