• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shefi i diplomacisë saudite Fejsal për vizitë në Iran

Shefi i diplomacisë saudite Fejsal për vizitë në Iran

Teheran, 17 qershor 2023 (MIA) – Ministri për Punë të Jashtme i Arabisë Saudite, Princi Fejsal bin Farhan sot ka arrit në Teheran që është një hap tjetër në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy rivalëve të Lindjes së Mesme.

Është paraparë që Fejsal të takohet me homologun iranian Hosein Amirabdolahian dhe me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi.

Fejsal do të hapë gjithashtu edhe ambasadën e Arabisë Saudite në Teheran.

Riadi dhe Teherani me ndërmjetësim të Kinës kanë rënë dakord përsëri të vendosin marrëdhënie diplomatike dhe për të hapur përfaqësitë e tyre diplomatike. Me këtë iu dha fund tensioneve shtatëvjeçare që përbënte rrezik për sigurinë rajonale, përfshirë edhe Jemenin, Sirinë dhe Libanin. Arabia Saudite dhe Irani mbështesin palët kundërshtare në konfliktet rajonale.

Ambasada iraniane në Arabinë Saudite zyrtarisht vazhdoi punën më 7 qershor. Mbretëria ndërpreu lidhjet me Iranin në vitin 2016 pasi protestuesit sulmuan ambasadën saudite në Teheran si përgjigje të ekzekutimit të një kleriku të shquar shiit në Riad.

Kohët e fundit, Irani po tenton të përmirësojë marrëdhëniet e tensionuara me disa vende arabe nga Gjiri Persik.

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR