• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shefi i diplomacisë izraelite i anuloi të gjitha takimet me Agjencinë e KB-së për ndihmë të refugjatëve palestinezë

Shefi i diplomacisë izraelite i anuloi të gjitha takimet me Agjencinë e KB-së për ndihmë të refugjatëve palestinezë

Jerusalem, 29 janar 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë izraelite, Izrael Kac, sot i bëri thirrje shefit të Agjencisë së KB-së për ndihmë të refugjatëve palestinezë (UNRVA), Filip Lazarini, të japë dorëheqje pas akuzave të Izraelit se 12 të punësuar të tyre janë të përfshirë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. 

"Sapo i anulova takimet e shefit të UNRVA-së Filipe Lazarini me përfaqësues të Ministrisë të mërkurën. Lazarini duhet të sjellë konkluzione dhe të japë dorëheqje. Këtu nuk janë të mirëseardhur mbështetësit e terrorizmit", njoftoi Kac në platformën "X". 

Të shtunën Kac i bëri thirrje KB-së "të ndërmarrë aksion urgjent" kundër udhëheqësisë së UNRVA. Lazarini të shtunën tha se organet më të larta hetuese në KB tashmë kanë ndërmarrë aksion dhe se vijon kontroll i pavarur nga ekspertë të jashtëm. fc/

Fotografia: X

QËNDRONI TË LIDHUR