• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shefi i diplomacisë iraniane, Abdolahian nesër për vizitë në Turqi

Shefi i diplomacisë iraniane, Abdolahian nesër për vizitë në Turqi

Ankara, 7 mars 2023 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Hosein Amir Abdolahian nesër do ta vizitojë Turqinë në shenjë solidariteti pas tërmeteve shkatërruese të muajit të kaluar me epiqendër në rajonin Kahramanmarash në Turqinë jugore, publikoi në Tuiter, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

Ministri Abdolahian në Ankara do të takohet me homologun turk, Mevlut Çaushogllu dhe do ta vizitojë Adijamanin, një prej rajoneve më të goditura nga tërmeti.

Tërmetet me fuqi prej 7,7 dhe 7,6 ballësh e goditën pjesën juglindore të Turqisë në interval prej disa orësh më 6 shkurt. Jetën e humbën dhjetëra njerëz dhe u shkaktuan shkatërrime të mëdha në Turqi dhe në Sirinë fqinje. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR