• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shefi i diplomacisë franceze Noel Baro për vizitë në Liban

Shefi i diplomacisë franceze Noel Baro për vizitë në Liban

Paris, 29 shtator 2024 (MIA) - Ministri francez i Punëve të Jashtme Zhan Noel Baro sonte do të arrijë për vizitë në Liban, kumtoi Ministria franceze e Punëve të Jashtme, derisa në atë vend po vazhdojnë sulmet izraelite, posaçërisht në paralagjet jugore të Bejrutit.

Ministri Baro do të bisedojë me autoritetet lokale dhe do të sigurojë përkrahje franceze, posaçërisht humanitare, kumtoi Ministria.

Sipas programit zyrtar, gjatë natës duhet t'ia dorëzojë ndihmën urgjente mjekësore ministri libanez të Shëndetësisë, para se të mbahet takimi punues për gjendjen me qytetarët francezë.

Dita e nesërme do t'i kushtohet bisedave me kryeministrin Naxhib Mikati, gjeneralin Xhozef Aun, komandantin e Armatës dhe me Nabih Berin, kryetarin e Kuvendit.

Ministri do të takohet edhe me koordinatorin e posaçëm të KB-së për Libanin dhe me forcat e KB-së në atë vend (UNIFIL).

Ministria franceze e Punëve të Jashtme tani për tani nuk u ka bërë thirrje qytetarëve francezë që ta braktisin vendin. bsh/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR