• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefi i diplomacisë evropiane: Rusia më parë ishte një kërcënim ndërsa tani paraqet rrezik

Shefi i diplomacisë evropiane: Rusia më parë ishte një kërcënim ndërsa tani paraqet  rrezik

Luksemburg, 26 qershor 2023 (MIA) - Rusia fillimisht ishte një kërcënim sepse ishte e fortë, ndërsa tani ajo përfaqëson një rrezik sepse i kërcënohet destabilizimi, deklaroi sot në Luksemburg Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Zhosep Borrell.  

Fundjavën e kaluar kishte një "rebelim të armatosur të ndërprerë" në Rusi, tha Borell pas takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së. 

“Këto ngjarje kanë treguar se shteti rus dhe besueshmëria personale e (Presidentit Vladimir) Putin janë dobësuar, për të mos thënë aspak, pasi sistemi politik po shfaq plasaritje. Rusia fillimisht ishte kërcënuar sepse ishte e fortë, ndërsa tani është rrezik sepse mund të jetë jostabile", deklaroi shefi i diplomacisë së BE-së. 

Borrelli shtoi se përfundimi i diskutimit ministror është shumë i qartë, i cili do të vazhdojë tëa mbështesë Ukrainën më shumë se kurrë më parë. Ai tha se misioni evropian për stërvitjen e ushtrisë ukrainase po shkon shumë mirë, deri më tani janë trajnuar 24 mijë ushtarë dhe se qëllimi i vendosur fillimisht prej 30 mijë ushtarë të trajnuar deri në fund të këtij viti do të realizohet shumë më herët. qa/shk/

 

QËNDRONI TË LIDHUR