• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefi i diplomacisë britanike u detyrua të strehohet gjatë vizitës në Izrael për shkak të sulmit me raketa të Hamasit

Shefi i diplomacisë britanike u detyrua të strehohet gjatë vizitës në Izrael për shkak të sulmit me raketa të Hamasit

Londër, 12 tetor 2023 (MIA) - Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Xhejms Kleverli deklaroi se ka pasur një "vështrim personal në atë që miliona njerëz çdo ditë e përjetojnë" në Izrael, pasi, gjatë vizitës në jug të vendit, ai duhej të shkojë në strehimore për shkak të sulmit me raketa nga lëvizja militante palestineze Hamas.

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme ka publikuar një video në të cilën shihet se si Kleverli dhe zyrtarë të tjerë shpejtojnë drejt strehës të shoqëruar nga zhurma e sirenave të sulmit ajror.

Kleverli ishte për vizitë në Ofakim, ndërsa ai dhe homologu i tij izraelit Eli Koen janë takuar me të mbijetuarit e sulmit të Hamasit gjatë fundjavës. 

"Kërcënimi nga raketat e Hamasit,  qëndron mbi çdo izraelit - burrë, grua dhe fëmijë. Prandaj qëndrojmë krah për krah me Izraelin", ka shkruar Kleverli në rrjetin social “X”. qa/ar/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR