• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefi i dipëlomacisë italiane për vizitë në Shqipëri, Italia do t'ua pranojë pensionet shqiptarëve

Shefi i dipëlomacisë italiane për vizitë në Shqipëri, Italia do t'ua pranojë pensionet shqiptarëve

Tiranë, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, po qëndron për vizitë në Shqipëri, i cili sonte u takua fillimisht me homologun e tij shqiptar, Igli Hasani dhe sonte me kryeministrin Edi Rama.

Të dy kanë publikuar për takimet në rrjetet e tyre sociale.

Rama ndau, siç e quan ai, një lajm të mirë, që është se gjithçka është gati për të nënshkruar marrëveshjen për njohjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Itali.

Sipas mediave, nga marrëveshja do të përfitonin dhjetëra mijëra shtetas shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali.

"Kabineti i kryeministrit - Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani. Dhe me lajmin e mirë se jemi gati të nënshkruajmë marrëveshjen e shumëpritur të pensionit për shqiptarët në Itali", shkruan Rama në Fejsbuk.

Paraprakisht, Tajani ka pasur një takim me kolegun e tij Hasani, i cili në një postim të shkurtër në platformën X ka shkruar se është biseduar për bashkëpunimin e mirë dypalësh.

Tajani, shtojnë mediat, do ta vizitojë portin e Shëngjinit për të inspektuar zonën ku vendi i tij është planifikuar të ndërtojë një qendër pritjeje për emigrantët dhe Gjadrin ku do të ndërtohen objektet akomoduese.

Ajo bazohet në marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministrat Rama dhe Xhorxha Meloni në datën 6 të muajit të kaluar. mb/

Foto: FB

QËNDRONI TË LIDHUR