• e shtunë, 10 gusht 2024

Shefi i armatës izraelite premtoi se Jahja Sinvar do të gjendet dhe likuidohet

Shefi i armatës izraelite premtoi se Jahja Sinvar do të gjendet dhe likuidohet

Tel-Aviv, 7 gusht 2024 (MIA) - Shefi i armatës izraelite, Herzi Halevi sot premtoi se do ta gjejë dhe eliminojë shefin e ri të Hamasit, Jahja Sinvar, transmetuan mediume franceze.

"Do t'i shtojmë përpjekjet për ta gjetur, ta sulmojmë dhe ta detyrojmë (Hamasin) edhe njëherë ta ndërrojë shefin e byrosë politike të lëvizjes", tha Halevi.

Sinvar, dje në mbrëmje u zgjodh shef i organizatës dhe e trashëgoi Ismail Haninë, i cili u vra javën e kalaur në Teheran. Hamasi dhe Irani vrasjen ia përshkruajnë Izraelit.

Halevi u tha pilotëve ushtarak izraelitë se ky titull i ri për Sinvarin nuk do ta ndryshojë faktin se ai është vrasësi përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e sulmit më 7 tetor.

Edhe ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Israel Kac dje deklaroi se Sinvar duhet të eliminohet shpejtë. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR