Shefi i Armatës gjermane paralajmëron se lufta në Ukrainë mund të përshkallëzohet
- Shefi i Armatës gjermane, gjenerali Karsten Brojer, paralajmëron se lufta në Ukrainë mundë të eskalojë dhe bën thirrje për rritje të aftësive mbrojtëse të Gjermanisë dhe NATO-s, njofton DPA-ja.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:45, 3 tetor, 2023
Berlin, 3 tetor 2023 (MIA) - Shefi i Armatës gjermane, gjenerali Karsten Brojer, paralajmëron se lufta në Ukrainë mundë të eskalojë dhe bën thirrje për rritje të aftësive mbrojtëse të Gjermanisë dhe NATO-s, njofton DPA-ja.
Brojer, i cili është inspektori kryesor i Bundesverit, përmendi se disa shenja në organizimin përpara aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar nga Rusia, nuk u morën parasysh në atë kohë, ndërsa duhej të ishin marrë.
“Gjermania nuk ishte në gjendje të dilte nga zona e saj e rehatisë dhe nuk donte të besonte se kjo mund të ndodhte”, theksoi ai në një fjalim në prag të festës së sotme kombëtare të Gjermanisë.
Sipas tij, "rezultati është se Berlini tani duhet t'i mbështesë vendet të cilët mundë të shihen si linjë e frontit", dhe atë po e bënë, për shembull, siç theksoi, me vendosjen e brigadës në Lituani.
"Pushtimi i paligjshëm i Rusisë në Ukrainë nxori në pah rëndësinë e të pasurit forca të gatshme luftarake”, tha Brojer në pritjen e organizuar nga përfaqësuesi i përhershëm i Gjermanisë në NATO, Geza Andreas fon Ger.
Ai theksoi se më herët është dashur “durim strategjik dhe qetësi strategjike” ndërsa se sot është i nevojshëm “reagimi i shpejtë”.
Fon Ger gjithashtu dha një parashikim të keq për situatën e sigurisë në Evropë.
"Moska vendosi të rivendoste sistemin e kontrollit dhe represionit. Agresioni ushtarak i Rusisë hap një kapitull të ri, të errët në historinë e kontinentit”, tha Fon Ger për luftën e nisur nga Kremlini në shkurt të vitit 2022. qa/ab/
Foto: EPA