• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shefi i ANEB-it, Grosi arriti për vizitë në Iran

Shefi i ANEB-it, Grosi arriti për vizitë në Iran

Teheran, 6 maj 2024 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (IAEA), Rafael Grosi ka arrit sot për vizitë në Iran, njoftuan agjencitë botërore duke u thirrur në mediat lokale.

Grosi me përfaqësues të autoriteteve iraniane do të diskutojë për programin bërthamor të vendit. 

Ai do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi shkencën dhe teknologjinë bërthamore dhe do të takohet me "përfaqësuesit e lartë të programit bërthamor dhe autoritetet politike" në Iran, njoftuan mediat iraniane.

Grosi shpreson se do ta forcojë mbikëqyrjen e ANEB mbi programin bërthamor të Iranit pas një sërë dështimesh në këtë drejtim. Por analistët dhe diplomatët thonë se ai ka vetëm fuqi të kufizuar dhe duhet të jetë i kujdesshëm që të mos marrë premtime boshe", thonë agjencitë.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR