• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shefi i ANEB, Grosi thotë se ka mundësi ta vizitojë Iranin në ditët në vijim

Shefi i ANEB, Grosi thotë se ka mundësi ta vizitojë Iranin në ditët në vijim

Romë, 6 nëntor 2024 (MIA) – Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi deklaroi sot se ka mundësi që ta vizitojë kryeqytetin iranian Teheran në ditët në vijim. 

“Ndoshta për disa ditë ende duhet ta konfirmojmë momentin, por ajo do të bëhet”, tha Grosi në konferencë për media në Romë, i pyetur për udhëtimin në kryeqytetin iranian. 

I pyetur për atë se çka mund të ndryshohet në raportet me Iranin pas fitores së Donald Trampit në zgjedhjet në SHBA, ai dhe se administrata e re nënkupton “përshtatje, qasje të ndryshme”. 

“Tashmë punova me administratën e Trampit dhe punuam në mënyrë bashkëpunuese. Pres që të vazhdojmë në formën e njëjtë”, tha Grosi. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR