• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Shefat e SHM të SHBA-së dhe Kinës diskutuan për çështje lidhur me sigurinë

Shefat e SHM të SHBA-së dhe Kinës diskutuan për çështje lidhur me sigurinë

Uashington, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së forcave ushtarake amerikane, gjenerali Çarls K. Braun bisedoi sot me Lu Çenlin, shef i Shtatëmadhorisë së Këshillit ushtarak qendror të Kinës.

Gjeneralët Braun dhe Çenli biseduan përmes video lidhjes dhe kanë hapur diskutim për "një sërë çështjesh rreth sigurisë globale dhe rajonale", thuhet në kumtesën e kabinetit të Braunit.

Kjo ishte biseda e parë e Braunit me kolegun e tij kinez prej se filloi me ushtrimin e funksionit dhe në shtator u konfirmua nga Senati si personi më i lartë zyrtar ushtarak, thuhet në kumtesë.

Ai është shefi i 21-të i Shtatmadhorisë së armatës së SHBA-së dhe afroamerikani i parë në funksionin më të rëndësishëm ushtarak.

Kontaktet e armatave të Kinës dhe SHBA-së janë ndërprerë prej se Nensi Pellosi, spikere e atëhershme e Dhomës përfaqësuese, e vizoi Tajvanin në gusht të vitit 2022. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR