• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefat e mbrojtjes së SHBA-së dhe Kinës do të mbajnë biseda të drejtpërdrejta në Singapor

Shefat e mbrojtjes së SHBA-së dhe Kinës do të mbajnë biseda të drejtpërdrejta në Singapor

Uashington, 29 maj 2024 (MIA) - Shefat e mbrojtjes së SHBA-së dhe Kinës duhet të mbajnë biseda të drejtpërdrejta në Singapor këtë fundjavë, duke ofruar shpresë për dialogun e mëtejshëm ushtarak me qëllim që të pengohet kontesti të dalë nga kontrolli, njoftuan mediumet amerikane.

Takimi i shumëpritur mes Lojd Ostinit nga SHBA-ja dhe Dong Jun nga Dialogu Shangri-La do të jetë biseda e parë thelbësore tet-a-tet mes shefave të mbrojtjes në 18 muajt e kaluar.

Forumi i sigurisë është tubim vjetor i shefave të mbrojtjes nga tërë bota, i cili në vitet e fundit u bë barometër në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës.

Edicioni i sivjemë, duke filluar prej të premtes, do të jetë njëjavë pasi Kina ka mbajtur stërvitje ushtarake rreth Tajvanit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR