• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefat e diplomacive të BE-së nesër në Luksemburg do të diskutojnë edhe për Ballkanin Perëndimor

Shefat e diplomacive të BE-së nesër në Luksemburg do të diskutojnë edhe për Ballkanin Perëndimor

Luksemburg, 23 qershor 2024 (MIA) - Në Luksemburg nesër do të mbahet takimi i ministrave të jashtëm të BE-së, në të cilin ndër të tjera do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor.

Siç thuhet në kumtesën e Këshillit të BE-së, në takim do të shkëmbehen mendime për Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të Serbisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Kosovës.

Takimi i Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së do të drejtohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borrell. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR