• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Shefat e diplomacive të Ballkanit Perëndimor në mbledhje të FAK në Luksemburg

Shefat e diplomacive të Ballkanit Perëndimor në mbledhje të FAK në Luksemburg

Bruksel, 24 qershor 2024 (MIA) - Shefat e diplomacive të vendeve të Ballkanit Perëndimor sot në Luksemburg do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së (FAK), në pjesën në të cilën do të bisedohet për situatën në rajon, informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Siç bëri të ditur presidenca belge me BE-në, në pjesën e mbledhjes së GAK kushtuar Ballkanit Perëndimor, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Unionit do të shkëmbejnë mendime me homologët e tyre nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.

Përveç për Ballkanin Perëndimor, Këshilli i Punëve të Jashtme do të debatojë edhe për agresionin rus ndaj Ukrainës, situatën në Lindjen e Afërt, ngjarjet në Gjeorgji dhe për bashkëpunimin me vendet nga Rajoni i Liqeneve të Mëdha në Afrikë.

Mbledhja do të fillojë me debat për ngjarjet më të reja në teren në Ukrainë, në kuadër të të cilëve shefat evropianë të diplomacive do të kenë shkëmbim joformal të mendimeve përmes një video lidhje konferenciale me homologun e tyre ukrainas, Dmitro Kuleba.

Pas pikës për agresionin rus ndaj Ukrainës, anëtarët e GAK do të diskutojnë për situatën në Lindjen e Afërt në dritën e ngjarjeve të fundit, pas çka do t'iu bashkëngjiten e punëve të jashtme nga vendet e Ballkanit Perëndimor në shkëmbim të mendimeve për situatën në rajon.

Mbledhjen e tyre, ministrat e punëve të jashtme të BE- së do ta vazhdojnë me diskutim për ngjarjet e fundit në Gjeorgji, lidhur me miratimin e ligjit për "agjentë të huaj" që shkaktoi protesta antiqeveritare në vend. 

Mbledhja e GAK do të përfundojë me debat për rajonin afrikan në Liqenet e Mëdha nga aspekti i Strategjisë së BE-së të miratuar vitin e kaluar. 

Me Këshillin do të kryesojnë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel dhe ministrja belge e punëve të jashtme, çështjeve evropiane, tregtisë së jashtme dhe institucioneve kulturore federale Haxha Labib. fc/

Fotografia: Këshilli Evropian

QËNDRONI TË LIDHUR