Shefat e BE-së: Mossuksesi për t'u qetësuar tensionet në Kosovë do të ketë pasoja negative
- Shefat e Bashkimit Evropian (BE) paralajmërojnë se mossuksesi për t'i qetësuar tensionet në Kosovë "do të ketë pasoja negative" dhe kërkojnë zgjedhje urgjente në pjesën veriore të vendit dhe vazhdim të dialogut Prishtinë - Beograd, implementim të Marrëveshjes së Ohrit, që e përfshin edhe formimin e Asociacionit të Komunave serbe.
Bruksel, 29 qershor 2023 (MIA) - Shefat e Bashkimit Evropian (BE) paralajmërojnë se mossuksesi për t'i qetësuar tensionet në Kosovë "do të ketë pasoja negative" dhe kërkojnë zgjedhje urgjente në pjesën veriore të vendit dhe vazhdim të dialogut Prishtinë - Beograd, implementim të Marrëveshjes së Ohrit, që e përfshin edhe formimin e Asociacionit të Komunave serbe.
Kjo potencohet në projekt-konkluzionet e takimit të sotëm dhe të nesërm të shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së në Bruksel, transmeton Beta.
Projekt-konkluzionet "i dënojnë incidentet e paracakohshme në veri të Kosovës dhe bën thirrje urgjentisht të ulen tensionet në bazë të elementeve kryesore tashmë të potencuara të BE-së më 3 qershor 2023".
Në dokument shtohet se Prishtina dhe Beogradi "duhet të krijojnë kushte për zgjedhje urgjente në të gjitha katër komunat në veri të Kosovës" dhe potencohet se "mossuksesi për t'u ulur tensionet do të ketë pasoja të pavolitshme".
"Me rëndësi fundamentale është rëndësia e vazhdimit të dialogut (Kosovë - Serbi) me ndërmjetësimin e BE-së, i ndërmjetësuar nga një përfaqësues i lartë i Unionit dhe me zbatimin e papenguar të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve si edhe Aneksin për zbatimin e tij", thuhet në dokumentin përgatitur të Samitit të BE-së.
Shefat e Bashkimit Evropian "e përsërisin edhe mbështetjen e plotë dhe të parevokueshme për perspektivën në Ballkanin Perëndimor në BE dhe përshpejtimin e procesit inkuadrues".
foto: Arkivi i MIA-s