• e mërkurë, 21 janar 2026

Shefat e BE-së dhe NATO-s do të marrin pjesë në takimin e nesërm në Paris të "Koalicionit të të Përgatiturve"

Shefat e BE-së dhe NATO-s do të marrin pjesë në takimin e nesërm në Paris të

 Paris, 5 janar 2026 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute, kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajeni dhe kryetari i Këshillit Evropian Antonio Koshta do të marrin pjesë në takimin e nesërm në Paris të të ashtuquajturit "Koalicion i të Përgatiturve", kushtuar Ukrainës, njoftuan shërbimet e shtypit të tre institucioneve.

Nga NATO-ja sqaruan se takimi do të bashkëkryesohet nga presidenti francez Emanuel Makroni dhe kryeministri britanik Kir Starmer, ndërsa pas përfundimit të bisedimeve  nuk janë planifikuar deklarata për mediat.

 Në komunikatën e Këshillit Evropian është cituar Koshta, i cili vlerëson se mënyra e vetme  Rudsia të tërhiqet ndaj negociatave të paqes është përmes  forcimit të palës ukrainase.

 Në fund të dhjetorit, Makroni deklaroi se bisedimet në Paris do të përqendroheshin në garancitë e sigurisë për Ukrainën. Sipas tij, pjesëmarrësit në koalicion nesër duhet të specifikojnë kontributin e tyre specifik në këto garanci.

Në "Koalicioni i të Përgatiturve" marrin pjesë 35 shtete, si dhe NATO-ja dhe Komisioni Evropian. 

Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR