• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Shefçoviq: Ne propozojmë masa për ta bërë Evropën më rezistente ndaj sfidave

Shefçoviq: Ne propozojmë masa për ta bërë Evropën më rezistente ndaj sfidave

Bruksel, 7 korrik 2023 (MIA) – Në kohën e pasigurisë së shtuar dhe konfliktit të hapur në kufijtë e Evropës, largpamësia strategjike na mundëson të përgatitemi më mirë për një të ardhme të pasigurt dhe të parashikojmë zhvillime që mund të ndikojnë tek ne, që të gjitha këto do të ndihmojnë për ta bërë Evropën më shumë rezistent ndaj sfidave, tha nënkryetari i Komisionit Evropian dhe Komisari Evropian për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale, Maros Shefçoviç, në lidhje me Raportin e KE-së për Parashikimet Strategjike për vitin 2023, të paraqitur dje.

“Komisioni është i përkushtuar të krijojë politikat e tij me një vështrim më strategjik drejt së ardhmes. Raporti vjetor i parashikimit bën pikërisht këtë, duke na ofruar një mundësi për të vlerësuar sukseset tona dhe për të planifikuar hapat tanë të ardhshëm. Raporti i këtij viti fokusohet në qëndrueshmërinë dhe mirëqenien e njerëzve në thelb të autonomisë së hapur strategjike të Evropës", vuri në dukje Shefçoviç.

Ai theksoi se raporti vlerëson tendencat kryesore dhe sfidat e së ardhmes që prekin "veprimet e politikave të BE-së në dimensionet sociale, ekonomike dhe mjedisore të qëndrueshmërisë" dhe ndërlidhjen e tyre.

“Ne përballemi me shumë sfida, si ndryshimet në gjeopolitikë, nevoja për të garantuar qëndrueshmërinë dhe mirëqenien e evropianëve, gjetja e financave të mjaftueshme për ambiciet tona, duke u mundësuar punëtorëve tanë të fitojnë aftësitë e duhura për ekonominë e ardhshme, erozionin e kohezionit social dhe kërcënimet për modelin tonë demokratik. Bazuar në një analizë të sfidave me të cilat përballemi, Raporti ynë Strategjik i Parashikimit 2023 identifikon 10 fusha për veprim. Ato do të na ndihmojnë të hapim rrugën drejt një tranzicioni të qëndrueshëm në interes të të gjithëve”, theksoi Shefçoviç.

Komisari evropian theksoi se BE-ja sot përballet me sfida në bashkëpunimin ndërkombëtar, të cilat vijnë për faktin se “beteja e narrativave është kthyer në një betejë ofertash dhe padyshim tani po bëhet një betejë modelesh”.

“Me pak fjalë, duhet të pranojmë se koha kur modeli i demokracisë liberale ishte zgjedhja e duhur ka mbaruar. Demokracia liberale sfidohet gjithnjë e më shumë nga autokracitë si modeli më i përshtatshëm i qeverisjes në trajtimin e çështjeve socio-ekonomike në rritje. Kjo përkthehet në një dëshirë për ndikim, duke përfshirë mbështetjen e vendeve të treta, qoftë në infrastrukturë, me financim apo nëpërmjet tregtisë”, tha Shevçoviç.

Prandaj, sipas tij, në këtë kontekst BE-ja duhet të promovojë qëndrueshmëri dhe marrëdhënie reciproke të dobishme të bazuara në besim dhe fakte.

Shevçoviç theksoi se një ide konkrete është krijimi i një "tregu të gjelbër transatlantik" të ardhshëm, si një lloj zone e tregtisë së lirë për teknologjitë me emetime "neto zero", e cila mund të parandalojë diskriminimin dhe kështu të mbështesë investimet e gjelbra dhe prodhimin e qëndrueshëm.

“Ne zbuluam se mirëqenia e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse duhet të jetë para së gjithash në thelb të politikëbërjes dhe treguesve ekonomikë. Kjo nënkupton rregullim të PBB-së në një mënyrë që të përfshijë aspekte të mirëqenies dhe qëndrueshmërisë”, tha Shefçoviç, duke theksuar se PBB-ja e rregulluar e BE-së mund të pritet të rritet me 15.5 për qind deri në vitin 2040, duke e bërë atë më të lartë se atë të SHBA-së, Kinës apo Indisë.

Ai thekson se Komisioni Evropian po kërkon një kontratë të re sociale evropiane për krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme, e cila në kushtet e një bote që ndryshon me shpejtësi do të përfshinte përshtatjen e politikave të BE-së për mirëqenien dhe mbrojtjen sociale, duke marrë parasysh edhe rreziqet e reja që lidhen klimën.

“Duhet të shkojmë drejt “Evropës së investimeve”. Ne synojmë të rrisim flukset financiare private për të mbështetur investimet strategjike, duke na mundësuar të zgjerojmë bazën për tranzicionin tonë të gjelbër. Kjo mund të arrihet duke përdorur financimin publik si një katalizator për investimet private, veçanërisht për projektet më të rrezikshme të qëndrueshmërisë”, shtoi Eurokomisari.

Prandaj, sipas tij, Banka Evropiane e Investimeve duhet të ofrojë mbështetje më të fortë për investimet strategjike që lidhen me tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital.

Shefçoviç shtoi se propozohet të plotësohet mbrojtja civile për qytetarët e BE-së duke forcuar gatishmërinë për t'iu përgjigjur fatkeqësive duke zbatuar sisteme të paralajmërimit të hershëm.

Komisioni Evropian dje promovoi Raportin Strategjik të Parashikimit për vitin 2023, i cili përmban rekomandime për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies së njerëzve dhe propozon 10 veprime konkrete për arritjen e synimeve të përcaktuara dhe zbatimin e një tranzicioni të suksesshëm.

Raporti i Parashikimeve Strategjike 2023 do të shqyrtohet në seancën e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të planifikuar për të hënën, ku pritet të diskutohet nga liderët e BE-së në Samitin e Granadës në tetor të vitit 2023.

Foto: skrinshot  i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR