• e martë, 24 dhjetor 2024

SHBA/Zgjedhje: Përveç presidentit, amerikanët sot zgjedhin edhe 34 senatorë

SHBA/Zgjedhje: Përveç presidentit, amerikanët sot zgjedhin edhe 34 senatorë

Uashington, 5 nëntor 2024 (MIA) - Gara presidenciale mes Kamala Harisit dhe Donald Trampit tashmë është në duart e votuesve, por amerikanët poashtu zgjedhin edhe përfaqësuesit e tyre për Senatin dhe Dhomën e përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

Procesi për momentin zhvillohet në mënyrë normale dhe pa ndërprerje të konsiderueshme.

Zgjedhjet për senatorë zhvillohen në 34 shtete federale. Edhe pse në shumicën e tyre gara është e sigurt, betejë më konkurruese zhvillohet në dhjetë prej tyre.

Nga Merilend dhe Teksas deri në Montana, republikanët shpresojnë për dy fitore të tjera për të fituar shumicën në Dhomën e lartë të Kongresit. Ata kanë gjasa në disa nga shtetet "e pasigurta" dhe vendosëse ku senatorët demokratë në detyrë po luftojnë për rizgjedhje.

Sipas "Uashington post" dhjetë shtetet ku duhet të ndiqet gara në Senat janë Arizona, Merilend, Miçigen, Montana, Nevada, Ohajo, Pensilvania, Teksasi, Uiskonsin dhe Nebraska.

Të gjitha këto shtete, përveç Havait, janë në katër zona kohore dhe qendrat e votimit në shumicën prej tyre mbyllen nga ora 19:30 deri në orën 22 sipas orës lokale. 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR