• e enjte, 07 nëntor 2024

SHBA/Zgjedhje: FBI arrestoi dy persona për kërcënime në lidhje me zgjedhjet

SHBA/Zgjedhje: FBI arrestoi dy persona për kërcënime në lidhje me zgjedhjet

Uashington, 5 nëntor 2024 (MIA) – Agjentë të FBI-së arrestuan dy persona në Miçigen për kërcënime në lidhje me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, informon “Detroit njuz”. 

Sipas medias së njëjtë, një nga personat e dyshuar është Isak Sisel, i cili supozohet se ka përdorur emrin „ShootUpTrumpRally“ në platformën Redit dhe ka deklaruar para hetuesve se “gjithçka do të ishte më mirë nëse Trampi është i vdekur”. 

I dyshuari i dytë është Kristofer Klej Prins, i cili akuzohet për kërcënime shumëvjeçare ndaj komitetit politik lidhur me Demokratët. Më parë, FBI e ka paralajmëruar se mund të ndiqet penalisht nëse vazhdon me sjelljen e tillë. 

Përndryshe, Trampi paralajmëroi se planifikon t’i ndjekë rezultatet e zgjedhjeve në pushimoren e tij Mar-a-Lago në Floridë, bashkë me familjen dhe miqtë. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR