• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja vendosi sanksione për rrjetin e ndërmarrjeve për këmbim të parave lidhur me huthët jemenas

SHBA-ja vendosi sanksione për rrjetin e ndërmarrjeve për këmbim të parave lidhur me huthët jemenas

Uashington, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot vendosën sanksione për ndërmarrje të lidhura me këmbimin e parave nga Jemeni dhe Turqia, për të cilat besohet se i financojnë kryengritësit jemenas huthët, mbështetur nga Irani, transmetoi BTA.

Huthët kryejnë sulme në Detin e Kuq kundër anijeve tregtare për të cialt dyshojnë se kanë lidhshmëri me Izraelin. Huthët jemenas thonë se aksionet e tyre janë në shenjë solidariteti me Hamasin, ndaj të cilëve Izraeli u kundërpërgjigj pasi që militantët islamistë e sulmuan territorin izraelit më 7 tetor.

Në listën me sanksione të SHBA-së ndodhet shefi i institucionit ndërmjetësues financiar në kryeqytetin jemenas, Sanë, si dhe tre këmbimore në Jemen dhe Turqi. Ministria amerikane e Financave pohon se njerëzit dhe kompanitë për të cilat bëhet fjalë ndihmuan të transferohen miliona dollarë dedikuar për huthët, ndërmjetësit tani të sanksionaur iranian Said al-Xhamal. Sanksionet e bllokojnë qasjen drejt pronës amerikane dhe llogarive bankare amerikane, duke e penguar tregtinë mes njerëzve të sanksionaur dhe bizneseve nga njëra anë dhe qytetarëve amerikanë nga ana tjetër.

Aksionet e sotme janë në vijim të një sërë sanksioneve financiare të kahëzuara drejt kryengritësve jemenas, huthët. Paraprakisht këtë muaj, SHBA-ja vendosi sanksione për gjithsej 13 individë dhe kompani për të cilat besohet se sigurojnë dhjetëra milionë dollarë të huthëve në Jemen nga shitja dhe furnizimi me mallra iraniane.

Brajan Nelson, nënsekretar për terrorizëm dhe zbulim financiar të Minsitrisë amerikane të Financave, tha se vendimi i sotëm "e cekë vendosmërinë për t'u kufizuar qarkullimi i paligjshëm i mjeteve për huthët, të cilët vazhdojnë të kryejnë sulme ndaj transportit ndërkombëtar detar dhe ta rrezikojnë stabilitetin në rajon".

Këtë muaj, Shtëpia e Bardhë kumtoi se i inkurajon aleatët e vet t'i bashkohen një prej grupeve luftarake në Lindjen e Afërt, kryesuar nga SHBA-ja, Forcat e kombinuara detare (CMF), e cila prëfshin 39 kombe. Krahas kësaj, me nismë të sekretarit amerikan të Mbrotjjes, Llojd Ostin, u krijua operacioni "Roja e prosperitetit" për mbrojtje ushtarake të anijeve tregtare në Detin e Kuq. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR