• e enjte, 18 korrik 2024

SHBA-ja vendosi sanksione kundër përfaqësuesve të Radios dhe televizionit shtetërore iranian

SHBA-ja vendosi sanksione kundër përfaqësuesve të Radios dhe televizionit shtetërore iranian
Uashington, 16 nëntor 2022 (MIA) - SHBA-ja sot vendosi sanksione kundër funksionarëve të lartë të koorporatës shtetërore mediale iraniane, të cilën e akuzon se është "vegël e rëndësishme kritike" e Iranit në shuarjen e protestave dhe censurimin e popullit të vet. Ministria amerikane e Financave kumtoi se vendosë sanksione për gjashtë funksionarë të lartë të Radio dhe televizionit shtetëror iranian (IRIB), që është në listën e zezë të Uashingtonit që nga viti 2013. IRIB prodhoi dhe emetoi intervista me njerëz të cilët ishin të detyruar të thonë se të afërmit e tyre nuk ishin vrarë nga autoritetet iraniane gjatë protestave të kohëmëparshme, por filluan në rrethana të tjera. Kanadaja, gjithashtu, vendosi sanksione të reja ndaj Iranit, të kahëzuara drejt personave lidhur me shkeljen e përfolur të të drejtave të njeriut dhe kompanive të cilat i akuzoi se i kanë dërguar drone Rusisë për luftën e saj në Ukrainë. Kjo është pakoja e pestë e sanksioneve që Kanadaja i vendosi ndaj Iranit këtë vit. Ato përfshijnë gjashtë persona, si dhe dy kompani të cilat prodhojnë drone. SHBA-ja dje vendosi sanksione edhe për kompanitë iraniane për fluturake pa pilot. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR