• e mërkurë, 21 janar 2026

SHBA-ja vendosi sanksione kundër 10 personave dhe firmave nga Irani dhe Venezuela

SHBA-ja vendosi sanksione kundër 10 personave dhe firmave nga Irani dhe Venezuela

Uashington, 30 dhjetor 2025 (MIA) – SHBA-ja vendosi sanksione kundër 10 personave dhe firmave nga Irani dhe Venezuela për shkak të gjoja kontributit në programin iranian për tregti me dronë dhe teknologji balistike, për të cilin administrata e Trampit thotë se i rrezikon SHBA-në dhe aleatët e saj në Lindjen e Afërt. 

Ministria e Financave të SHBA-së njoftoi se këto masa janë të destinuara drejt mbështetjes së sanksioneve të vendosura përsëri të Kombeve të Bashkuara drejt Iranit për shkak të programit të tij bërthamor, me çka edhe më shumë bëhet presion ndaj Teheranit. 

Irani insiston gjatë në atë se programi bërthamor të cilin e zhvillon është për qëllime paqësore. 

Këto sanksione përfshijnë një firmë të Venezuelës dhe kryetarin e saj të cilët akuzohen për blerje të dronëve iranianë, tre iranianë që kanë lidhje me furnizimin e kimikaleve të cilët përdoren për prodhimin e raketave balistike dhe një grup njerëzish dhe firmash që kanë lidhje me firmën Rajan Fan, e cila prej më parë është nën sanksione të SHBA-së. 

Në shkurt, presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, e rinovoi fushatën në “presion maksimal” ndaj Iranit me qëllim që t’i pamundësojë Teheranit të zhvillojë armë bërthamore. 

Trampi më parë këtë javë deklaroi se ekziston mundësia që SHBA-ja t’i qëllojë impiantet iraniane nëse Irani vazhdon me programin bërthamor. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR