• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA-ja vendos veto mbi kërkesën e palestinezëve për anëtarësim të plotfuqishëm në KB

SHBA-ja vendos veto mbi kërkesën e palestinezëve për anëtarësim të plotfuqishëm në KB

Nju Jork, 19 prill 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë veto ndaj draft-rezolutës së Këshillit të Sigurisë së KB-së "që shteti i Palestinës të pranohet si anëtare e Kombeve të Bashkuara”.

Draft-rezoluta e paraqitur nga Algjeria e cila "i rekomandon Asamblesë së përgjithshme që shteti i Palestinës të pranohet në KB", mori 12 vota pro, një kundër dhe dy abstenime.

Për pranimin e një vendi në KB, së pari duhet të marrë rekomandim pozitiv nga Këshilli i Sigurisë (të paktën nëntë nga 15 vota dhe pa veto nga asnjë anëtar i përhershëm) dhe më pas të miratohet nga Asambleja e përgjithshme e KB-së me shumicë prej dy të tretash.

Në shtator të vitit 2011, presidenti i administratës palestineze, Mahmud Abas ngriti procedurën duke kërkuar "aderimin e shtetit të Palestinës në KB", por që atëherë procedura nuk ka përfunduar. Dhe më pas SHBA vuri veton.

Në nëntor të vitit 2012, administrata palestineze mori statusin e "shtetit vëzhgues që nuk është anëtare" e KB-së.

Palestinezët kanë përditësuar ofertën e tyre për anëtarësim në KB me një letër drejtuar Këshillit të Sigurisë së KB-së në fillim të prillit, duke përmendur ofensivën izraelite në Gazë.

QËNDRONI TË LIDHUR