• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA-ja thellësisht e shqetësuar për shkak të situatës rreth zhdukjes së Navallnit

SHBA-ja thellësisht e shqetësuar për shkak të situatës rreth zhdukjes së Navallnit

Uashington, 11 dhjetor 2023 (MIA) - SHBA-ja shprehi shqetësim të thellë pasi që bashkëluftëtarët e liderit opozitar të burgosur rus, Aleksej Navallni deklaruan se as ata dhe as avokatët e tij me ditë nuk dinë se ku ndodhet Navallni.

"Jemi thellësisht të shqetësuar nga raportet se ai nuk është paraqitur, siç thuhet, tërë javën, dhe se as përfaqësuesit e tij apo familja e tij nuk e dinë se ku ndodhet ai", deklaroi Xhon Kirbi, zëdhënës i Këshillit nacional për siguri.

"Ai duhet të lirohet menjëherë dhe fare nuk duhej të burgosej", u tha Kirbi gazetarëve fjatë fluturimit në aeroplanin presidencial drejt Filadelfisë me presidentin Xho Bajden.

Ai tha se ambasada e SHBA-së në Moskë po punon në atë të kuptojë më shumë rreth rastit.

Bashkëluftëtarët e Navallnit sot theksuan se nuk mund ta locojnë tashmë gjashtë ditë, dhe se me siguri ai është zhvendosur nga burgu ku vuante dënimin prej 19 viteve rreth akuzave për ekstremizëm.

Pas vendimit gjyqësor në verë, ai u zhvendos në koloni më të rreptë burgu me "regjim special".

Navallni u ndalua nga autoritetet ruse menjëherë pasi që ateroi në aeroportin në Moskë në janar të vitit 2021, pasi që u kthye nga mjekimi nga Berlini, ku u dërgua me rastin e helmimit të tij.

Hetimi i pavarur konstatoi se bëhet fjalë për armë kimike nga grupi "noviçok" dhe se në atentat ishin involvuar shërbime speciale të Shërbimit federal rus për siguri.

Kremlini e hodhi poshtë akuzën dhe presidenti rus Vlladimir Putin me një rast deklaroi se "nëse FSB do të dëshironte ta vrasë, ai deri më tani do të ishte i vdekur". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR