• e premte, 27 dhjetor 2024

SHBA-ja shqyrton ndihmën për Ukrainën në lloj të kredive të siguruara nga aktivat e ngrira ruse

SHBA-ja shqyrton ndihmën për Ukrainën në lloj të kredive të siguruara nga aktivat e ngrira ruse

Uashington, 9 mars 2024 (MIA) - SHBA-ja mund t'i ndajë ndihmë Ukrainës në lloj të kredive të siguruara nga aktivat e ngrira ruse, njoftoi sot En-Bi-Si duke iu referuar burimeve të tij.

Spikeri i Dhomës së Përfaqësuesve, Majk Xhonson dhe përfaqësues i një varg komitetesh përgatisin propozim ligj për ndihmë joushtarake për Ukrainën, informon televizioni.

Autorët e propozimit shpresojnë se ai mund të kalojë në Kongres "duke mos i larguar konservatorët të cilët kundërshtojnë financimin e mëtutjeshëm" të Ukrainës. Bashkëbisedues të En-Bi-Si deklaruan se plani është në fazën fillestare dhe larg realizimit të plotë. 

Propozohet shqyrtim i një pjese të ndihmës joushtarake si kredi. Aktivat ruse të ngrira si rezultat i sanksioneve mund të shfrytëzohen si garanci gjatë dhënies së kredive Ukrainës. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR