• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja shpalli një funksionar të Kosovës si person të padëshirueshëm

SHBA-ja shpalli një funksionar të Kosovës si person të padëshirueshëm

Prishtinë, 3 nëntor 2023 (MIA) - SHBA-ja sot njoftoi se e kanë shpallur ish-fuksionarin kosovar, Nexhat Krasniqin, si të papërshtatshëm për hyrje në vend për shkak të përfshirjes së tij në “korrupsion të konsiderueshëm”.

Departamenti i Shtetit publikoi se Krasniqi, ish-drejtor i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, “ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke marrë ryshfet në këmbim të lidhjes së kontratës për dhënien e ndërtimit të parkut industrial në Komunën e Drenasit për kompaninë Eltoni”.

 Ky veprim siç thuhet, "tregon se SHBA-ja qëndron me ata në Kosovë që kërkojnë përgjegjësi nga fuksionarët ze korruptuar publikë".

"Ky vendim e konfirmon përkushtimin e SHBA-së në luftën kundër korrupsionit,  që dëmton interesin publik, e pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe zvogëlon aftësitë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të shtetasve", shtohet në kumtesë.

Së bashku me Krasniqin, fëmijët e tij, vajza Aulona dhe djali Olti Krasniqi gjithashtu janë shpallur të padëshiruar për hyrje në SHBA. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR