• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja shpalli fletarrest prej shtatë milionë dollarësh për informacione për arrestimin e një shtetasi rus, i cili ka shkelur sanksionet

SHBA-ja shpalli fletarrest prej shtatë milionë dollarësh për informacione për arrestimin e një shtetasi rus, i cili ka shkelur sanksionet

Uashington, 5 dhjetor 2023 (MIA) - SHBA-ja shpalli fletarrest me shpërblim prej shtatë milionë dollarë për informacione që do të sjellin deri te arrestimi dhe gjykimi i shtetasit rus, Artjom Aleksandroviç Us, e ndërsa për shkak të pjesëmarrjes në rrjet kriminel ndërkombëtar dhe thyerjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë.

Gjykata në Nju-Jork vitin e kaluar në tetor akuzoi shtatë persona nën 12 pika. Us u akuzua për katër - komplot për të mashtruar një organ apo agjenci të SHBA-së, komplot për shkelje të Ligjit urgjent ndërkombëtar për fuqitë ekonomike, komplot për të kryer mashtrim bankar dhe komplot për larje parash.

"Us gjoja ka organizuar mashtrim ndërkombëtar, kontrabandë dhe larje parash, pjesërisht dhe përmes 'Nord Dojçe Industrijanlagenbau'", kompani private nga Hamburgu, Gjermani.

Shtohet se si pronarë të kësaj kompanie, Us dhe një bashkëkomplotues i kanë shkelur sanksionet e SHBA-së  kundër Rusisë duke përfshirë edhe eksport joligjor ushtarak dhe teknologjik për qëllim të dyfishtë nga SHBA-ja në Rusi, dhe përforim të sistemit financiar të SHBA-së për të kryer kontrabandë të miliona fuçive naftë nga Venezuela. ss/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR