• e hënë, 08 korrik 2024

SHBA-ja rrëzuan katër dronë mbi Jemen

SHBA-ja rrëzuan katër dronë mbi Jemen

Uashington, 25 prill 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) rrëzuan katër dronë mbi zonat e Jemenit të kontrolluara nga rebelët Huthë, njoftoi sonte Komanda Ushtarake Amerikane për Lindjen e Mesme (Centkom). 

"Forcat amerikane shkatërruan katër dronë që përbënin një kërcënim të menjëhershëm për SHBA-në, koalicionin dhe transportin tregtar në rajon", thuhet në njoftimin e "X".

 Një anije e koalicionit arriti të kapë një raketë anti-anije të lëshuar nga një zonë e kontrolluar nga rebelët jemenas drejt Gjirit të Adenit, shtuan të njëjtat burime.

 Në operacionet nuk ka viktima.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR