• e premte, 27 dhjetor 2024

SHBA-ja po përgatitë pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 400 milionë dollarëve

SHBA-ja po përgatitë pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 400 milionë dollarëve

Uashington, 26 shtator 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatitë pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën prej 375 milionë dollarëve, me çka ndërpritet trendi disamujor i dërgimit të pakove më të vogla, deklaruan dy përfaqësues amerikanë.

Ata thonë se pakoja e re vjen në moment kyç të luftës, sepse Rusia e sulmon rrjetin energjetik të Ukrainës para muajve kritik të dimrit.

Pakoja e ndihmës, e cila pritet të publikohet javën e ardhshme, përfshin barka patrulluese, municion shtesë çër sistemet artilerike raketore HIMARS, municion artilerik prej 155 dhe 105 mm, pjesë rezervë dhe armë të tjera.

SHBA-ja prej majit nuk ka dërguar ndihmë ushtarake mbi 275 milionë dollarë amerikanë, duke i shfrytëzuar autorizimet e presidentit që i mundësojnë shfrytëzim nga rezervat momentale të armëve me qëllim që të ndihmohen aleatët në raste urgjente.

Në gusht, përderisa armata ukrainase hyri në territorin rus dhe në të njejtën kohë i humbi territoret e veta në lindj për shkak të përparimit rus, SHBA-ja dërgoi dy pako me nga 125 milionë dollarë.

Kongresi amerikan në prill solli ligj me të cilin lejohet ripërtëritja e dërgesës së armëve për Izraelin, Ukrainën dhe Tajvanin në shumë prej 95 miliardë dollarëve. Krahas 61 miliardë dollarëve për Ukrainën, pakoja përfshin 26 miliardë dolalrë për Izraelin, si dhe mjete për sigurimin e ndihmës humanitare për civilët në zonate konflikteve, përfshirë edhe Rripin e Gazës. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR