• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja po i ofron Sllovakisë helikopterë amerikanë pasi Bratisllava i dërgoi avionët e saj luftarakë në Ukrainë

SHBA-ja po i ofron Sllovakisë helikopterë amerikanë pasi Bratisllava i dërgoi avionët e saj luftarakë në Ukrainë

Bratisllavë, 22 mars 2023 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ofrojnë Sllovakisë 12 helikopterë të rinj ushtarakë Bell AH-1Z Viper me zbritje prej dy të tretës së çmimit, publikoi në Fesjbuk ministri sllovak i Mbrojtjes, Jaroslav Nad. Kjo vjen pasi Bratisllava dërgoi avionët e saj luftarakë MiG-29 në Ukrainë të cilat nuk ishin në përdorim.

Ministri i mbrojtjes i Sllovakisë tha se qeveria nuk e kishte miratuar ende marrëveshjen, e cila do të bënte që vendi të paguante 340 milionë dollarë në tre deri në katër vjet për një pako me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë.

Marrëveshja përfshin gjithashtu pjesë, stërvitje dhe më shumë se 500 raketa antitank Hellfire 2 AGM-114.

Ministri shtoi se krahas ofertës për armatim amerikan, Bratisllava do të marrë edhe kompensim nga BE-ja në shumën prej 250 milionë eurosh.

Sllovakia, një vend anëtar i NATO-s në krahun lindor të aleancës, aktualisht nuk ka helikopterë luftarakë. Ajo "tërhoqi" avionët e saj luftarakë MiG verën e kaluar dhe që atëherë është mbështetur në fqinjët e saj të Evropës Qendrore, Republikën Çeke, Poloninë dhe Hungarinë për mbrojtjen ajrore.

Javën e kaluar, Sllovakia u bë aleati i dytë i Ukrainës, pas Polonisë, e cila i siguroi avionë luftarakë që Kievi i sheh si kyç për zmbrapsjen e pushtimit rus që zgjati më shumë se një vit. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR