• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-jae përshëndeti hapjen e negociatave të BeH me BE-në, bëri thirrje për uljen e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë

SHBA-jae  përshëndeti hapjen e negociatave të BeH me BE-në, bëri thirrje për uljen e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë

Uashington, 22 mars 2024 (MIA) - SHBA-ja e përshëndeti hapjen e negociatave të parainkuadruese midis Brukselit dhe Sarajevës për integrimin e Bosnjë e Hercegovinës në BE, dhe po monitorojnë me vigjilencë situatën në Kosovë, duke bërë thirrje në uljen e tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit. 

Xhejms O'Brajan, zëvendëssekretari i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, në brifingun për gazetarët sot deklaroi se Ballkani po shkon gjithnjë e më shumë drejt BE-së dhe inkurajojnë Bosnjën e Hercegovinën që të vazhdojë me reformat.

"E ardhmja e rajonit është në Evropë. Besojmë se ky është një hap shumë i mirë", deklaroi O'Brajan. 

Nga ana tjetër, ai tha se SHBA-të po monitorojnë lëvizjen e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën dhe se e kanë njoftuar Serbinë se çdo përdorim i forcës është krejtësisht i papranueshëm.

"Lëvizjen e mundshme të forcave të Serbisë,  SHBA-ja do ta kosiderojë si kërcënim për forcat e NATO-s. Ndërsa ata janë aty për të mbrojtur si shqiptarët ashtu edhe serbët", deklaroi O'Brajani. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR