• e mërkurë, 27 nëntor 2024

SHBA-ja përballet me valë të re të Kovidit

SHBA-ja përballet me valë të re të Kovidit

Uashington, 4 janar 2023 (MIA) - SHBA-ja po përballet me një valë tjetër të Kovid-19 dhe shumë institucione shëndetësore publike, si ato në Los Anxhelos dhe Çikago, janë duke i rivendosur rekomandimet për vendosjen e maskave.

Bëhet fjalë për variantin e ri dominues JN.1, i cili vërtetohet se është lehtësisht i adaptueshëm tek të vaksinuarit dhe ata që kanë qenë të infektuar më parë. Mostra të koronavirusit janë zbuluar në kanalizimet e ujërave të zeza, që është masa më e mirë që infeksionet janë të shfrenuara.

Fotot me teste pozitive të koronavirusit po shfaqen sërish në rrjetet sociale, por ndryshe nga një vit më parë, tani më pak njerëz po përfundojnë në spital.

Sipas Qendrave për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC), në javën para Krishtlindjeve (katolike), kishte 29.000 shtrime në spital në lidhje me simptoma të Kovid  krahasuar me 39.000 vitin e kaluar. Që nga Dita e falënderimeve në fund të nëntorit, ka pasur 1.400 vdekje në javë, më pak se gjysma e numrit të vdekjeve gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2022.

Megjithatë, Kovid mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në SHBA, si dhe shkaku kryesor i hospitalizimeve me virusin respirator, plus rastet e gripit dhe ftohjes, duke i mbajtur spitalet të mbushur me njerëz këtë dimër.

"Nga tre viruset kryesore, ky është ende virusi që i vendos njerëzit në spital dhe u merr jetën", tha Mendi Koen, drejtoreshë e CDC.

Nga atje thonë se edhe rastet e lehta të Kovid mund të kontribuojnë në komplikime afatgjata nga “Kovid i gjatë”. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR