• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHBA-ja për herë të dytë nikoqir i shefave të shteteve nga Oqeani Paqësor

SHBA-ja për herë të dytë nikoqir i shefave të shteteve nga Oqeani Paqësor

Uashington, 25 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Xho Bajden të dielën në Baltimor do të mbajë një takim të dytë me liderët e shteteve ishullore të Paqësorit, që është pjesë e nismës së SHBA-së për të ndaluar përhapjen e ndikimit kinez në rajonin e rëndësishëm strategjik të Oqeanit Paqësor.

Gjatë takimit treditor, SHBA-ja do të shpallë njohjen diplomatike të dy ishujve në Oqeanin Paqësor dhe do të premtojnë mjete të reja për infrastrukturën si kabllot nënujore të internetit.

Bajden e mbajti samitin e tij të parë me shtetet ishullore në Shtëpinë e Bardhë para një viti, ndërsa duhej të takohet me liderët e atyre vendeve në maj në Papua Guinea e Re, që ishte anuluar sepse duhej të përballet me krizën me kufirin e borxheve në vend që e detyruan ta ndërpresë turneun e tij aziatik.

Në takimin e vitit të kaluar me 14 vende ishullore, administrata e Bajdenit u zotua t'i ndihmojë ata të luftojnë "detyrimin ekonomik" të Kinës dhe të dy palët njoftuan në një deklaratë të përbashkët një partneritet forcues dhe vunë në dukje se ata ndajnë një vizion të një rajoni ku "demokracia mund të lulëzojë ."

Shtëpia e Bardhë njoftoi se këtë vit fokusi do të jetë në prioritete si ndryshimi i klimës, rritja ekonomike, zhvillimi i qëndrueshëm, shëndeti publik dhe lufta kundër peshkimit të paligjshëm dhe SHBA do të njohë zyrtarisht Ishujt Kuk dhe Niue.

Kryeministri i Ishujve Solomon Manaseh Sogavare nuk do të mbërrijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai vend thelloi lidhjet me Kinën dhe një anëtar i lartë i administratës së Bajdenit tha se SHBA ishte "e zhgënjyer" nga ai vendim.

Në vitin 2022, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të investojnë më shumë se 810 milionë dollarë në programe për shtetet ishullore. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR