• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja organizoi takim të fuqive bërthamore në Kajro

SHBA-ja organizoi takim të fuqive bërthamore në Kajro

Uashington, 23 qershor 2023 (MIA) - SHBA-ja ka konvokuar takim këtë muaj, ku morën pjesë ekspertë nga Kina, Rusia, Franca dhe Britania e Madhe për të diskutuar për armët bërthamore, duke përfshirë edhe reduktimin e rrezikut strategjik, njoftoi sot Departamenti amerikan i Shtetit.

Në njoftim thuhet se Uashingtoni ishte nikoqir i takimit nga 13-14 qershor në Kajro, ku morën pjesë përfaqësues të pesë shteteve me armë bërthamore, duke e përshkruar takimin si "një shkëmbim të vazhdueshëm në kontekstin e Marrëveshjes për mospërhapjen bërthamore".

Këta ekspertë janë nga ministritë përkatëse të Punëve të Jashtme për mbrojtjen e vendeve dhe biseda është zhvilluar me temë “ulja e rrezikut strategjik, si dhe doktrinat dhe politikat bërthamore”. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR