• e premte, 05 korrik 2024

SHBA-ja ofron 10 milionë dollarë për informacione për financues të Hamasit

SHBA-ja ofron 10 milionë dollarë për informacione për financues të Hamasit

Uashington, 5 janar 2024 (MIA) - SHBA-ja ofron dhjetë milionë dollarë për informacione për pesë sponsorë të Hamasit apo çfarëdo qoftë që do të çonte në prishje të mekanizmave financiarë të grupit militant palestinez, komunikoi sot Departamenti i Shtetit.

Njoftimi vjen pasi katër paketa sanksionesh amerikane u vendosën ndaj Hamasit.

Pesë perfsonat që besohet se janë financues të Hamasit janë Abelbasit Hamza Elhasan Her, Amer Kamal Sharif Alshava, Ahmed Sadu Xhadala dhe Muhamed Ahmad Abd al-Daxhim Nasralla, të cilët më parë janë etiketuar si terroristë në SHBA, shtoi Departamenti i Shtetit.

Financieri i parë, i njohur si Hamza, është nga Sudani dhe ka marrë pjesë në menaxhimin e kompanive të shumta të Hamasit dhe ka marrë pjesë në transferimin e 20 milionë dollarëve për grupin militant, shtoi Departamenti amerikan i Shtetit. Ai shtoi se ai është i lidhur me presidentin sudanez Omar Bashir dhe grupet islamike që destabilizojnë Sudanin.

Alshava, Xhaleb dhe Xhadala janë pjesë e rrjetit të investimeve të Hamasit në Turqi, theksoi Departamenti i Shtetit.

Nasralla ka lidhje të ngushta me personat juridikë iranianë dhe ka qenë i përfshirë në dërgimin e dhjetëra milionë dollarëve për Hamasin, përfshirë krahun e tij ushtarak. Departamenti thotë se ai ka qenë në Katar në tetor. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR