• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA-ja nuk e përjashton mundësinë që Irani drejtpërdrejt të përfshihet në luftë

SHBA-ja nuk e përjashton mundësinë që Irani drejtpërdrejt të përfshihet në luftë

 Uashington, 15 tetor 2023 (MIA)  - SHBA-ja ka paralajmëruar se përshkallëzimi i luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit mund të çojë në mundësinë që Irani drejtpërdrejt të përfshihet në konflikt.

Në një deklaratë për Si-bi-es njuz, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan, paralajmëroi në mundësinë për krijimit të një fronti të ri në kufirin verior të Izraelit me Libanin.

 "Nuk mund të përjashtojmë mundësinë që Irani  drejtpërdrejt të përfshihet në një mënyrë. Duhet të përgatitemi për të gjitha situatat e paparashikuara të mundshme", tha ai.

 Ditëve të kaluara, ndërsa veçanërisht sot në kufirin izraelito-libanez ka pasur një shkëmbim zjarri mes grupit militant Hezbollah, i cili mbështetet nga Irani,  dhe forcave izraelite, ndërsa janë përfshirë edhe grupe militante palestineze nga kjo zonë.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR