• e martë, 24 dhjetor 2024

SHBA-ja ndau 100 milionë dollarë shtesë ndihmë për palestinezët në Gazë dhe Bregun Perëndimor

SHBA-ja ndau 100 milionë dollarë shtesë ndihmë për palestinezët në Gazë dhe Bregun Perëndimor

 

Uashington, 11 korrik 2024 (MIA) - SHBA-ja kanë ndarë 100 milionë dollarë shtesë ndihmë për palestinezët në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi sot Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Në njoftim thuhet se këto fonde do të përdoren për të financuar ndihmën e Programit Botëror për Ushqim të Kombeve të Bashkuara, si dhe mbështetjen logjistike për dërgimin e sigurt dhe efikas të ndihmave humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës.

 Theksohet se SHBA-ja, pas ndihmës së fundit të USAID-it, kanë dërguar më shumë se 774 milionë dollarë ndihmë për palestinezët që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, raportoi "Tajms of Izrael". qa/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR