• e premte, 27 dhjetor 2024

SHBA-ja ndan ndihmë të re luftarake për Ukrainën me vlerë prej 625 milionë dollarë

SHBA-ja ndan ndihmë të re luftarake për Ukrainën me vlerë prej 625 milionë dollarë
Uashington, 4 tetor 2022 (MIA) - SHBA-ja ka ndarë 625 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën. Kapacitetet po dërgohen për të bërë një ndryshim në fushën ushtarake dhe për të forcuar pozicionin e Ukrainës në negociatat e ardhshme, lajmëruan sot  nga Departamenti i shtetit të SHBA-së. "Në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, presidenti Bajden  e ka bërë të qartë se ne do të mbështesim popullin e Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Zhvillimet e fundit me referendumet e rreme të Rusisë dhe përpjekjet për aneksim, si dhe zbulimet e reja të brutalitetit kundër civilëve në territoret ukrainase të kontrolluara më parë nga Rusia, forcojnë më tej vendosmërinë tonë për të ndihmuar", tha Sekretari i Shtetit, Entoni Blinken.
Në aleancë me aleatët dhe partnerët tanë nga 50 vende, ne po vendosim armë dhe pajisje, të cilat forcat ukrainase i përdorin në mënyrë efektive për të kundërsulmuar me sukses, duke ua kthyer tokën e tyre të konfiskuar ilegalisht nga Rusia.
Blinken tregoi se ai po nënshkruan shpenzimet e 22-të për armët dhe pajisjet amerikane për Ukrainën nga gushti i vitit  2021. "Ky shpenzim prej 625 milionë dollarësh përfshin armë shtesë, pajisje, municione nga rezervat e Ministrisë së Mbrojtjes amerikane. Me këtë, ndihma totale për Ukrainën e dhënë nga kjo administratë deri më tani arrin në 17.5 miliardë dollarë", tha ai. "Ne vazhdojmë të qëndrojmë prapa popullit të Ukrainës në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së tyre, të cilët po e bëjnë këtë me guxim të paparë dhe vendosmëri të pakufishme", tha ai, duke shtuar se kapacitetet janë duke u vendosur për të bërë një ndryshim në fushën e betejës dhe për të forcuar pozicionin e Ukrainës në negociatat e ardhshme". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR