• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA-ja ndan një pako të re të ndihmave ushtarake për Ukrainën

SHBA-ja ndan një pako të re të ndihmave ushtarake për Ukrainën

Uashington, 21 nëntor 2023 (MIA) - SHBA-ja ka paralajmëruar pako të re ndihmë ushtarake për Ukrainën për mbrojte nga sulmet ruse në luftën që Moska po zhvillon kundër Kievit pothuajse dy vite. 

Pakoja me ndihmë përfshin armë dhe pajisje me vlerë 100 milionë dollarë. Kievi do të marrë sisteme antiraketë si M142 HIMARS dhe fishekë shtesë për të, fishekë artilerie të kalibrit 155 mm dhe 105 mm, komplekse antitank Xhavelin, TOV dhe AT-4, si dhe më shumë se tre milion plumba për armë dore. 

"Është e domosdoshme që Kongresi të miratojë masa për mbështetje të Ukrainës dhe të miratojë kërkesën e presidentit për fonde shtesë. Me ndihmën e Ukrainës për të mbrojtur veten dhe të sigurojë të ardhmen e saj si një shtet sovran, demokratik, i pavarur dhe i begatë, ne po avancojmë gjithashtu interesat tona të sigurisë kombëtare", thuhet në njoftimin e mbrëmshëm të Departamentit të Shtetit.

 Me këtë, Departamenti i Shtetit, mund që të parandalojë një konflikt më të madh në rajon, dhe të ndalojë një agresion të ardhshëm.

"Siç deklaroi presidenti Bajden, kur agresorët nuk paguajnë (për agresionin) shkaktojnë edhe më shumë kaos, vdekje dhe shkatërrim... Derisa Rusia të ndalojë agresionin e saj, SHBA-ja dhe koalicioni prej më shumë se 50 vendeve që kemi krijuar së bashku do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën”, thuhet në kumtesë. qa/

 

 

 

  

QËNDRONI TË LIDHUR