SHBA-ja ndërmjetëson në bisedimet paqësore mes Tajlandës dhe Kamboxhias në Malajzi
- Kryeministrat e Tajlandës dhe Kamboxhias sot duhet të udhëtojnë në Malajzi për bisedime paqësore në përpjekje për të zgjidhur konfliktin rreth kontestit kufitar, raporton DPA. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Tajlandës konfirmoi arritjen e delegacioneve, por nuk dha detaje të mëtejshme.
- Post By Fami Bajrami
- 08:47, 28 korrik, 2025
Kuala Lumpur, 28 korrik 2025 (MIA) - Kryeministrat e Tajlandës dhe Kamboxhias sot duhet të udhëtojnë në Malajzi për bisedime paqësore në përpjekje për të zgjidhur konfliktin rreth kontestit kufitar, raporton DPA.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Tajlandës konfirmoi arritjen e delegacioneve, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Ende nuk është konfirmuar nëse kryeministri në detyrë i Tajlandës, Fumtam Veçajaçaj dhe kryeministri kamboxhian Hun Manet do të takohen personalisht.
Forcat ushtarake të të dy vendeve u përplasën kohët e fundit për shkak të kontestit kufitar, por arsyet e përshkallëzimit janë ende të paqarta.
Malajzia këtë vit kryeson me Asociacionin e vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN). Kryeministri malazias, Anuar Ibrahim, ka folur tashmë me liderët e të dy vendeve dhe ka ofruar të ndërmjetësojë në zgjidhjen e kontestit.
Sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio tha se një delegacion i Departamentit të shtetit gjendet në Malajzi për të ndihmuar në procesin e paqes. Sipas kumtesës edhe presidenti Donald Tramp ashtu edhe Rubio realizuan bisedime të drejtpërdrejta me liderët dhe ministrat e jashtëm të të dy vendeve.
"Duam që ky konflikt të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Zyrtarët amerikanë janë këtu për të mbështetur procesin paqësor", ka thënë Rubio.
Trampi deklaroi dje se beson se Tajlanda dhe Kamboxhia janë të gatshëm të tejkalojnë dallimet, pasi u tha atyre se SHBA nuk do të nënshkruajë marrëveshje tregtare me to nëse nuk ndërpresin konfliktin.
Foto: arkivi